1.Idetë nuk kanë nevojë për armë.
2.Nuk ka rëndësi sa i vogël je, nëse ke besim te vetja dhe një plan veprimi.
3.Nëse t’u mbijetosh tentativave për vrasje do të ishte një sport në Lojërat Olimpike, do të kisha fituar medaljen e artë.
4.Kam besuar gjithmonë se Krishti ka qenë një nga revolucionarët më të mëdhenj të historisë së njerëzimit.
5.Ne nuk jemi politikanë. Ne e bëmë revolucionin për t’i përzënë politikanët.
6.Revolucioni nuk është një shtrat me trëndafila. Ai është përleshja për vdekje mes të ardhmes dhe të shkuarës.
7.Kapitalizmi nuk ka kapacitetin, moralin as etikën për të zgjidhur problemet e të varfërve.
8.Përqindja e njerëzve me probleme mendore në SHBA është shumë e lartë. Që në momentin që ngrihet nga gjumi në mëngjes, një amerikan ndien se dikush po përpiqet të ndikojë në vullnetin e tij në njëfarë mënyre. Ai është njeri me 100 presione. Amerikanët jetojnë kështu dhe kanë ndjenja frustrimi.
9.Një nga të mirat e revolucionit është se edhe prostitutat tona janë të diplomuara.
10.Më dënoni, nuk ka problem. Historia do të më shfajësojë.
Diskutime rreth kësaj post