10 perëndimet e diellit më romantike në Evropë
E bukura e perëndimit të diellit para se gjithash qëndron në atë se ai na bën të ndjehemi më të qetë dhe ta mbledhim veten. Të shikuarit e një perëndimi të mahnitshëm të diellit me miqtë tuaj më të mirë ose me dikënd të rëndësishëm për ju është diçka që mbahet mend përgjithmonë.
Ju sjellim në vazhdim 10 vendet më të mira në Evropë prej ku pamjet e perëndimit të diellit janë magjepsëse!
1. Santorini, Greqi
Santorini është një nga ishujt më të bukur të Detit Egje, në Mesdhe. Ky është një vend romantik e magjik që ju bën të dëshironi të qëndroni në të shumë më gjatë se që keni planifikuar.
2. Venecia, Itali
Pas një ditë të tërë të shëtitjes nëpër rrugët e ngushta të Venecias, shikimi i perëndimit të diellit nga një gondolë ose Ura e Psherëtimave në këtë qytet është një përvojë në vete.
3. Liqeni Balaton, Hungari
Pamja e perëndimit të diellit nga bregu i liqenit Balaton, që është liqeni më i madh në Evropën Qendrore është mëse e mrekullueshme!
4. Stamboll, Turqi
Të shikuarit e perëndimit të diellit prapa Xhamisë së Kaltër në Stamboll, është një përvojë unikate dhe moment i papërsëritshëm në jetë.
5. Lofoten, Norvergji
Ndonëse në pjesën veriore të Norvegjisë gjatë muajve të verës dielli nuk perëndon kurrë, ndërsa gjatë muajve të dimrit nuk agon kurrë, Aurora Borealis është një fenomen i mahnitshëm natyror i cili padyshim se ia vlen të shihet.
6. Zermatt, Zvicër
Zermatt është një fshat i vogël në majën e maleve gjigante Matterhorn në alpet zvicerane, prej ku pamja e perëndimit të diellit është madhështore.
7. Ibiza, Spanjë
Pamja e perëndimit të diellit, para se të fillojë jeta e natës në Ibiza është qershi në tortë.
8. Amsterdam, Holandë
Kanalet e këtij qyteti, të njohura gjithandej botës, janë një vend prej ku pamjet e perëndimit, por edhe ato të lindjes së diellit janë të paharrueshme.
9. Ishulli i Qiellit, Skoci
Të shikuarit e perëndimit të diellit nga ky ishull i madh malor në pjesën veriore të Skocisë është një përvojë magjike e mitike.
10. Paris, Francë
Parisi është destinacioni më i preferuar romantik për njerëzit nga e mbarë bota. Perëndimi i diellit padyshim se është një melmesë në këtë ëmbëlsirë.
Diskutime rreth kësaj post