Në këtë listë, “dominimi i botës” përcaktohet si kontroll direkt dhe indirekt mbi shumicën e popullsisë së botës. Kjo do të thotë që, për t’u kualifikuar për këtë listë, një perandori nuk do të kish nevojë të kontrollonte të gjithë hapësirën tokësore të botës, por mjafton që t’i jetë afruar shumë marrjes së kontrollit të shumicës së popullsisë së Tokës, e në të njëjtën kohë, duke patur potencialin për të influencuar në pjesën tjetër të Tokës.
Në vend të 10 është Perandoria portugeze.
Kur shumica e nejrëzve mendojnë për perandoritë e mëdha koloniale, Portugalia shpesh herë nuk u vjen në mendje. Por është fakt që, për një moment të shkurtër, Portugalia kishte shansin që të shndërrohej në një perandori globale, e cila do të kish qenë e barabartë me perandorinë britanike, që ne kemi njohur prej historisë.
Portugalia ishte në fakt i pari vend europian që iu përkushtua seriozisht eksplorimit kolonial, edhe ata ishin fuqia e parë evropiane që zbuloi Indinë, Siri Lankën, Japoninë, Brazilin, dhe shumë vende të Afrikës.
Në afrikën Lindore, forcat portugeze pushtuan Mozambikun, dhe në Amerikën e Jugut, Brazili u përfshi në perandorinë e saj koloniale. Dhe në kulmin e perandorisë portugeze, Portugalia ndërtoi porte tregtare në vende të largët, nga India në Arabi, nga Malajzia në Kinë dhe madje edhe në Japoni.
Si rezultat, Portugalia dominoi jo vetëm në rrugët tregtare mes Azisë dhe Evropës, por edhe një pjesë të madhe të tregtisë, mes rajoneve të vetë Azisë. Është mbreslënëse që Portugalia ia doli të krijojë një perandori kaq të fuqishme globale, në një periudhë kaq të hershme të historisë.
Në shumë drejtime, nëse Portugalia nuk do të kish pësuar rënie pas viteve 1500, atëherë është shumë e mundur që do të kishin bërë bashkë një perandori edhe më të madhe se ajo britanike më vonë gjatë historisë.
Nëse Portugalia do të kishte ruajtur kontrollin total mbi rrugët tregtare të Azisë, atëherë perandoria Portugeze do të kish qënë Perandoria më e pasur e të gjithë historisë. Është e mundur që kjo pasuri shumë e madhe mund të kishte financuar pushtimet e Indisë, Afrikës Kinës, Amerikës së Jugut dhe pjesës tjetër të botës.
Në vendin e 9 është Perandoria Timuride.
Perandoria Timuride ishte një perandori nomade, e cila erdhi e u forcua pas shpërbërjes së Perandorisë mongole. Timuridët kontrollonin hapësira të mëdha territoresh në perendim të Turqisë, Iran, Kaukaz, Mesopotami, Indi, si dhe në një pjesë të mirë të Azisë Qëndrore.
Ndryshe nga mongolët, pushtimet e të cilëve ishin shumë më të mëdha se sa aftësia e tyre për të qeverisur, Perandoria Timuride u rrit në fillimin e viteve 1400, kur teknologjia kishte përparuar në një pikë ku komunikimet brenda perandorive të mëdha mund të mbaheshin, por gjithashtu ishte zhvilluar deri në pikën ku, ushtri të qytetëruara nuk mundeshin t’i kundërviheshin.
Tamerlani ishte njëkohësisht themeluesi dhe sundimtari absolut i perandorisë Timuride, dhe kërkonte një rikthim të perandorisë mongole të Genhis Khanit. Ngjitja e tij e shpejtë në pushtet erdhi kryesisht për shkak të faktit që, asnjë forcë tjetër në planet, nuk mund të mposhtte harkëtarët e tij kalorës.
Tamerlani i mundi vazhdimisht ushtritë arabe dhe indiane, por ajo që e vendosi Tamerlanin në prag të dominimit të botës, ishte plani i tij për të sulmuar Dinastinë Ming të Kinës. Pushtimi i popullsisë dhe dinastisë Ming, shumë të pasur në burime, do ta kishte vendosur Perandorinë Timuride shumë pranë kontrollit të shumicës së popullsisë së botës. Megjithatë, Tamerlani vdiq përpara se të mbërrinte në Kinë.
Nëse do të kishte jetuar, me shumë gjasa Perandoria e tij do të ishte futur në rrugën e pushtimit të botës.
Në vendin e 8-të është Gjermania naziste.
Disa historianë kanë arritur në përfundimin që, nëse Hitleri do të kishte marrë disa vendime të ndryshme, ai do ta kishte fituar Luftën e Dytë Botërore, që padyshim do i kishte dhënë Gjermanisë një shans për dominimin e botës.
Ndoshta, nëse Hitleri nuk do i kishte shpallur para kohe luftë Rusisë, nëse do të kishte fituar fushatat ushtarake në Afrikë, apo nëse do të kishte pushtuar me sukse Britaninë, përmes Operacionit “Luani i Detit”, Gjermania naziste mund të ishte bërë kontrolluesja e padiskutueshme e planetit. Si rezultat, Lindja e Mesme, India, dhe i gjithë kontinenti afrikan do të kishin rënë nën kontrollin e nazistëve.
Një version vetëm pak më i ndryshëm i historisë, mund të kishte bërë që Hitleri të kontrollonte gjysmën e popullsisë së botës, ndërkohë që do ta mbante këtë perandori në një rrjet shumë të madh komunikimi, si dhe një flotë avionësh që asnjë komb tjetër nuk mund t’i kundërvihej. Në versionin e historisë, ashtu si ndodhi, Hitleri kishte krijuar tashmë një sistem aleancash, që do e turpëronin edhe BE-në moderne.
Nën udhëheqjen e Hitlerit, disa kombësi evropiane luftuan për të njëjtin objektiv. Këta përfshinin rumunët, që luftuan përkrah hungarezëve, gjermanët në krah të italianëve, bashkë me bullgarët, sllovakët, kroatët dhe finlandezët.
Ky nivel uniteti evropian nuk ishte parë kurrë deri atëherë, dhe fare mirë mund të kishte shtruar rrugën për një supershtet të udhëhequr nga gjermanët.
Në shumë drejtime, Lufta e Dytë Botërore, ishte hera e fundit në histori që perandoritë e botës mund të kishin patur një shans për dominimin botëror, dhe Gjermania naziste ishte në një pozicion unik, ndonëse për një kohë të shkurtër, pikërisht për ta siguruar këtë dominim.
Në vendin e shtatë është Perandoria spanjolle.
Në kulmin absolut të perandorisë spanjolle, në kohën e mbretërimit të Karlit të Pestë dhe Filipit të Dytë, nga familja e Hasburgëve, perandoria spanjolle dominonte atë që kishte mbetur nga perandoria portugeze, Holanda, Perandoria austriake, Perandoria e Shenjtë Romake, si dhe kolonitë e Spanjës.
Për një moment të shkurtër në histori, ushtritë holandeze, gjermane, spanjolle, italiane dhe portugeze, të gjitha marshuan nën të njëjtin flamur drejt objektivit të dominimit të Evropës.
Ky koleksion shtetesh aleate ishte një moment shumë unik i historisë, dhe nëse spanjollët nuk do të ishin mundur në fushëbetejë, me shumë gjasa do të kishin arritur maja të reja të fuqisë së tyre. Për një periudhë kohe, perandoria spanjolle kishte më shumë flori, flotat më të mira, dhe kontrollonte me shumë se 13% të hapësirës tokësore të globit.
Ajo që i jepte Perandorisë spanjolle një shans unik për dominimin e botës, ishte se ata kishin potencialin të ruanin kontrollin mbi hapësira të mëdha territoresh, falë teknologjisë së lartë të komunikimit, ndryshe nga mongolët.
Kjo aftësi vërtetohet nga fakti që pjesa më e madhe e territorit kolonial të Spanjës mbeti për shekuj të tëre nën kontrollin spanjoll.
Fatkeqësisht, Perandoria spanjolle ra për nga fuqia, për shkak se u dëmtua prej një serie humbjesh ushtarake, si dhe inflacioni i pandalshëm që shkaktoi sasia e madhe e floririt që nxirrej prej kolonive spanjolle.
Në vendin e gjashtë është perandoria Mongole.
Nuk mund të mohohet se Perandoria mongole iu afrua më shumë dominimit global.
Gjatë ngjitjes së saj, asnjë forcë tjetër në planet nuk mund të konkuronte me taktikat e ushtrive mongole. Dhe nëse mongolët do ta kishin dëshiruar, është e mundur që ata do të ishin shtrirë edhe në Evropë, do ta kishin pushtuar, do të kishin ekzekutuar Papën, të gjitha këto përpara vitit 1300.
Por në vend të kësaj, arritja më e madhe e perandorisë mongole u bë edhe dobësia e saj më e madhe.
Pavarësisht përpjekjeve të mongolëve për të administruar territoret e mëdha gjithmonë në zgjerim, si dhe të toleronin shumëllojshmërinë e racave dhe besimeve fetare të atyre që kishin nën kontroll, Perandoria Mongole u copëtua shpejt, pas pushtimeve fillestare të Genghis Khanit.
Sepse pavarësisht fuqisë në fushëbetejë të Perandorisë Mongole, logjistika për të ruajtur komunikimin përgjatë një perandorie 33 milionë kilometra katrorë, të përbërë nga shumë raca, thjeshtë nuk ekzistonte në vitin 1279.
Megjithatë, pushtuesit mongolë arritën të kontrollojnë më shumë se 22 përqind të hapësirës tokësore të botës, duke u shtrirë nga Kina deri në kufinjtë e Polonisë, dhe 1 në 4 persona në planetin tonë jetonte nën sundimin mongol. Për një kohë të shkurtër, perandoria mongole iu afrua shumë dominimit të botës, dhe nëse gjërat do të ishin ndryshe, ka shumë gjasa që ta kishin arritur.
Në vend të 5-të është Perandoria Otomane.
Perandoria otomane ishte një perandori turke që sundoi mbi Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Turqinë dhe Ballkanin. Përgjatë të gjithë jetës së saj perandoria otomane pushtoi vazhdimisht shumë mretëri dhe vende. Ndoshta arritja më e madhe e tyre ishte shkatërrimi i perandorisë Bizantine në vitin 1453, që i dha fund asaj që kish mbetur nga Perandoria dikur e lavdishme e Romës.
Ajo që e bëri Perandorinë otomane Unike, ishte talenti i saj për të menaxhuar dhe kapërcyer dallimet e thella etnike në Lindjen e Mesme dhe Ballkan. Kjo në vetvete ishte një arritje e madhe, pasi pak perandori gjatë historisë kanë ruajtur kontrollin mbi në rajon kaq shumë të copëzuar, e jo më për shekuj të tëre, siç bënë otomanët.
Perandoria otomane ishte kaq e fuqishme dhe kaq e aftë për dominimin e botës, saqë iu afrua shumë pushtimit të qytetit të Vienës në vitin 1683, domethënë mu në zemër të Evropës.
Pushtimi i Vienës nga otomanët u shmang vetëm në sekondën e fundit, kur forcat polake erdhen pak para se qyteti të binte. Dhe rrethimi u thye pasi ushtria otomane u dëbua. Nëse rrethimi i Vienës do të kishte shkuar në favor të otomanëve, ka shumë gjasa që pjesa më e madhe e Evropës do të kishte rënë nën dominimin e tyre, dhe siç u tha më lart, Perandoria otomane kishte shumë talent në menaxhimin dhe kontrollin e një perandorie shumëracore, gjë që do i kishte ndihmuar shumë, nëse do të kishin qënë në gjendje të zgjeroheshin në Evropë.
Në kulmin e saj, Perandoria otomane kontrollonte vetëm 3 .49% të hapësirës tokësore të botës, dhe ajo u shpërbë në vitin 1923.
Në vendin e 4-t janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shumëkush do të argumentonte se SHBA është rasti kur një vendi i është ofruar më së shumti dominimi i botës. Sot, SHBA ka baza në çdo kontinent pëerveç Antarktidës, bashkë me shumë qeveri kukulla që marrin urdhëra nga Washington-i. Shumëkush mendon që SHBA nuk mund të kualifikohen si perandori.
Fjalorët e përshkruajë perandorinë si një “grup vendesh ose rajonesh që kontrollohen nga një sundimtar apo qeveri ; sidomos një grup vendesh që sundohen nga një perandor apo perandoreshë”.
Ndërkohë që SHBA nuk kanë patur kurrë një perandor, gjithësesi kualifikohet sipas pjesës së parë të këtij përcaktimi, pasi gjatë jetës së vet SHBA ka aneksuar shum ë vende sovrane, si Filipinët, Poto Riko, Kuba, që dikur ishin pjesë të Perandorisë spanjolle, si dhe perandorinë sovrane të Hauait.
Ajo që shumica e njerëzve nuk e dinë , është se SHBA e arriti shtrirje maksimale pas fundit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, kur forcat pushtuese të SHBA kontrollonin Evropën Perëndimore, Japoninë, Korenë, Karaibet, si dhe pjesën më të madhe të Afrikës. Pushtimi Amerikan pas Luftës së Dytë Botërore e la SHBA me një perandori globale shumë të madhe, që kontrollonte qendrat kryesore të popullsisë, si ishujt japonezë dhe Evropën Perendimore.
Ky kontroll mbi shumicën e popullsisë, shumicë n e vendeve të industrializuar, bashkë me një ushtri tashmë të mobiluar, i dha SHBA shansin që të hynte në rrugën drejt dominimit global. Por SHBA zgjodhi të çlirojë këta vende nga kontrolli i saj i drejtëpërdrejtë, dhe u bë superfuqia globale që njohim sot.
Në vendin e 3-të është Perandoria Britanike.
Kjo perandori ka qënë pa dyshim më e madhja në historinë e botës. Në vitin 1922, Perandoria Britanike kontrollonte 22.6% të hapësirës tokësore të botës dhe 20% të popullsisë së botës. Ajo që e bënte unike këtë perandori ishte pozicioni i saj i fuqisë, pothuaj e pasulmueshme.
Perandoria britanike kontrollonte pothuaj të gjitha rrugët tregtare të botës dhe në të njejtën kohë, zotëronte një ushtri pothuaj të pamposhtur si dhe marinën më të madhe të botës.
Ndërkohë që është e debatueshme, se si do të arrinte me saktësi dominimin e botës perandoria britanike në vitin 1922, kur ajo ishte nën shtrirjen e vet më të madhe, nuk mund të mohohet që nëse Perandoria Britanike do të kishte patur vullnetin, ajo mund ta kishte shtrirë kontrolli n e vet në hapësira edhe më të mëdha të planetit, duke e bërë kështu perandorinë britanike, një ndër të paktat që i afrohej “për një fije” dominimit botëror.
Në vend të 2-të është Perandoria romake.
Perandoria romake që ne njohim nga historia, në fakt iu afrua shumë më tepër dominimit të botës, nga sa besojnë shumë njerëz. Në fakt, në kulmin e fuqisë së perandorisë romake, në vitin 117, ajo kontrollonte 21% të të gjithë popullsisë së botës.
Gjatë kulmit të fuqisë së tyre, romakët përfshinë një pjesë të madhe të Evropës në perandorinë e tyre, dhe gjithashtu pushtuan Afrikën veriore, Turqinë, dhe pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme.
Ushtritë romake ishin më të armatosurat dhe më të disiplinuarat në botë. Ata kishin shumë përvojë në luftime me të gjithë ushtritë ekzotike që ndesheshin. Ajo që e afroi perandorinë Romake me dominimin global ishte fushata e tyre kundër Perandorisë Partiane, që ishte një shtet Pers i vendosur përtej kufijve të Perandorisë romake.
Por për arsye se romakët nuk triumfuan asnjëherë kundër rivalëve të tyre persë, ndonëse u përpoqën disa herë, ata nuk arritën kurrë të sigurojnë dominimin e vërtetë global.
Në vendin e parë është Perandoria akamenide, që më shumë njihet si Perandoria perse.
Kjo perandori, në fakt, iu afrua më shumë përcaktimit tonë të dominimit botëror, se sa çdo perandori tjetër në historinë e njerëzimit. Në kulmin absolut të perandorisë perse, ajo kontrollonte 44.448% të të gjithë popullsisë së botës.
Që do të thotë se në vitin 480 para Krishtit, pothuaj 1 në 2 njerëz në këtë planet ishin nën kontrollin e persëve. Ndryshe nga perandoritë e tjera në këtë listë, ishte krejtë e mundshme që persët ta shtonin edhe këtë numër. Por, perandoria perse zhvilloi një seri luftërash të kushtueshme kundër qytet-shteteve greke dhe pësoi një sërë humbjesh të rënda, në momente shumë të rëndësishme gjatë konfliktit të tyre me grekët.
Gjithësesi, perandoria perse ishte një prej përpjekjeve më të hershme në historinë e njeriut si dhe një perandori me të vërtetë shumëkombëshe. Pas shpërbërjes së Perandorisë perse nga Aleksandri i Madh, asnjë perandori tjetër në histori nuk iu afrua aq shumë sa persët, kontrollit të shumicës së popullsisë së botës.
Diskutime rreth kësaj post