10 fakte të çuditshme dhe më pak të njohura për Adolf Hitler
Adolf Hitler është njëri prej njerëzve më kontravers, më të përçmuar, dhe më të lig, që ka njohur ndonjëherë historia e njerëzimit. Për shkak të bindjeve dhe planeve të tij, miliona njerëz kanë vdekur, miliona të tjerë janë shpërngulur apo dhe kanë humbur pasurinë e tyre…
Holokausti psh. është një prej gjenocidëve më të mëdha që ka njohur bota – dhe faji për të bie prapë mbi një person të vetëm, të quajtur Adolf Hitler.
Për Hitlerin janë shkruar qindra e mijëra libra, janë realizuar shumë filma e dokumentarë…, e megjithatë, për të ka ende çfarë të thuhet dhe çfarë të shkruhet. Andaj, ngjyra.com ju sjell 10 fakte interesante mbi këtë njeri – që zbulojnë anën më pak të njohur të tij.
1. E donte Amerikën
Hitleri shpeshherë e lavdëronte “efikasitetin” e gjenocidit amerikan ndaj indianëve vendës – fakt që SHBA-të përpiqen ta minimizojnë në vazhdimësi.
2. Babai i tij ishte shumë i rreptë
Babai i tij ishte një zyrtar i doganës austriake – i njohur për karakter gjaknxehtë dhe të ashpër.
3. Dëshironte të hiqte qafe kozmetikën
Hitleri fillimisht dëshironte të shuante tërësisht industrinë e kozmetikës në Gjermani, por vendosi të bënte këtë gjë hap pas hapi, për të mos e mërzitur dashnorën e tij, Eva Braun.
4. Nuk e pëlqente futbollin
Hitleri gradualisht filloi të urrente futbollin, sepse e dinte që nuk mund t’i manipulonte ndeshjet në favor të Gjermanisë.
5. Dëshironte të hapte një muze
Hitleri filloi t’i mblidhte artefaktet e hebrejve gjatë Holokaustit, duke thënë se dëshiron të hapë, “Muzeun e racës së zhdukur”.
6. Krishtlindjet
Partia e nazistëve njëherë ishte përpjekur që Krishtlindjet t’i shndërronte në festë jo-religjioze, kur do të festohej ardhja në pushtet e Hitlerit. Kështu, Shën Nikolla do të zëvendësohej me Njëshin – “njeriun solstik”, ndërsa emblema e nazistëve svastika do të vendosej në maje të pemës së Krishtlindjeve.
7. E gënjeu kishën
Ai bëri një pakt me kishën katolike, duke i garantuar se do të jetë e sigurt gjatë Luftës II Botërore, mirëpo shumë shpejt e kishte shkelur këtë marrëveshje, duke iu lejuar nazistëve të vazhdojnë me aktivitetet anti-katolike.
8. Ai pati shok një hebre
Edhe pse i urrente hebrenjtë, raportohet se Hitleri pati një shok të ngushtë me prejardhje çifute. Ai po ashtu e mbajti një doktor hebre larg kampeve të përqëndrimit, sepse ky doktor i kishte ofruar përkujdesje mjekësore falas familjes së tij, derisa ai ende ishte fëmijë.
9. Bëri vetëvrasje pasi u martua
Ai bëri vetëvrasje, por vetëm një ditë pasi u martua me Eva Braun.
10. I pëlqente filmat e Disney-t
Hitleri i pëlqente filmat e Disney-t. Madje, filmin “Borëbardha” e kishte quajtur si një prej filmave më të mirë të kohës së tij. /NGJYRA.COM/
Diskutime rreth kësaj post