Fana Naci është emri i gruas shqiptare, e cila është plot 105 vjeçe. Fana ka lindur në 9 Maj të vitit 1914, kurse në vitin 1942 ajo është martuar.
Nga martesa e saj ajo pati 9 fëmijë. Edhe pse është 105 vjeçe, ajo është mjaft e fuqishme fizikisht dhe shëndetshme.
Ajo thotë se ka përdorur një dietë ushqimore strikte dhe është marrë rregullisht me aktivitet fizik. Fana merret për ditë me punët e shtëpisë dhe kujdeset për lulet.
Ende në këtë moshë, ajo vazhdon të punojë me shtiza për të bërë çorape. Ajo tregon edhe histori nga e kaluara.
Kur ishte Italia, vinin ushtarët këtu, se ushtria ishte afër. Vinin kërkonin vezë. Kishin vajtur tek një fukara ushtarët conin rrobat për t’i larë dhe kërkuar vezë.’’
Kurse ishte vajzë e re kishte bërë shumë punë të ndryshme në bujqësi, por më pas u bë rrobaqepëse deri sa doli në pension. Fana ka shkuar edhe dy herë në Amerikë të vajzat e saj. Herën e fundit që shkoi ishte 98 vjeçe.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post