Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë shpalljen e rezultateve përfundimtare. KQZ lajmëroi se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit me mbi 220 mije vota.
Kryetarja e KQZ-se Valdete Daka, tha se pasi nuk ka asnjë ankesë në PZAP, sot po shpallen rezultatet përfundimtare.
“Kjo shpallje vjen pas përfundimit te të gjitha procedurave. Që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri tani kemi punuar me përkushtim,” tha ajo.
LVV ka fituar 220 mije e 811 vota, LDK 206.458 vota, PDK 178478 vota, AAK 96883 vota, Nisma 42 mije e 72 vota.
Vetëvendosje ka marrë 32 deputetë kurse LDK-ja 29.
Nisma Socialdemokrate me AKR-në e PD-në mbetet përfundimisht janë Kuvendit të Kosovës.
Diskutime rreth kësaj post