Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në qytetin bregdetar në Durrës.
Në orët e mbrëmjes se sotme rrebeshi i shiut ka përmbytur me dhjetëra shtëpi në zonat periferike të qytetit të Durrësit.
Në zonën e Kënetës situata paraqitet e rënduar dhe qytetarët të shqetësuar kanë telefonuar pasi rrezikojnë përmbytjen e banesave të tyre.
Mësohet se uji në disa banesa ka arritur nivelin e 1 metrave pasi reshjet e shiut kanë arritur të mbulojnë katet e para të shtëpive.
Disa banorë shprehin dyshimin se hidrovori i Porto Romanos nuk punon.
Diskutime rreth kësaj post