Kreshnik Spahiu ironizoi sistemin me lista të mbyllura në Shqipëri dhe sipas tij vendet e BE-së dhe SHBA nuk e kanë këtë sistem zgjedhor.
“Këtë sistem e kanë vetëm 4 vende në Afrikë dhe Arabi, të gjitha vendet e BE-së dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sistemin me lista të hapura ose sistemin mazhoritar. Pastaj këtu votat t’i numëron Basha dhe Ramën. Në qoftë se Albin Kurti do kandidonte në Shqipëri as votën e tij s’do ta gjente, sepse votat e Vetëvendosjes do t’i numëronte Basha me Ramën. Ne as me Kosovën nuk krahasohemi. Në Kosovë, Vetëvendosja numëron votat e veta”, – tha Spahiu./TCH/
Diskutime rreth kësaj post