Ndeshja Zvicër-Serbi, rezervoi atë që të gjithë prisnim, emocione të forta, patriotizëm dhe në fund rezultat pozitiv, përpos asaj që ndodhi në fushën e blertë, ngjarje të jashtëzakonshme ndodhën edhe në shkallët e stadiumit.
Një video e një tifozeje shqiptare u bë virale në rrjet.
Ajo teksa ishte duke lëvizuar mes tifozave serbë, bënte simbolin e shqiponjës pa i lëvizur qërpiku.
Tifozja e indentifikuar si Anila Mahalla, përmes një sqarimi në rrjetin social “Instagram”, ka sqaruar se çfarë vërtetë ka ndodhur në atë moment dhe gjatë ndeshjes.
“Kjo jam unë. Unë nuk u dëbova, unë po shkoja të flisja me ta se pse po shfaqja flamurin e Kosovës, sepse ata e morën atë shqiptar dhe të gjithë tifozët serbë ishin ‘të çmendur’ dhe të zemëruar dhe ofendues, unë isha në mesin e tyre, kur arrita Shaqiri dha golin e parë dhe zemra ime shpërtheu. Ishte momenti kur tregova flamurin dhe ata filluan të thërrisnin sigurimin dhe nuk u ndalën. Ky ishte momenti im për të dalë, për të folur me ta për të ndryshuar vendin”,- ka shkruar ajo në postimin sqarues në Instagram.
Diskutime rreth kësaj post