Edhe pse jemi akoma në muajin Maj, e që nuk kemi hyrë zyrtarisht në stinën e verës, moti ka surprizuar, ku Spanja po kalon një valë nxehtësie rekord gjatë muajit Maj, të cilat arritën deri në 40.3 gradë Celsius në një nga qytetet e saj.
Ditën e sotme, agjencia e motit paralajmëroi temperatura të larta në 17 rajone spanjolle.
Sipas Reuters, qytetarët në jug të vendit kanë gjetur mënyra të ndryshme për t’u freskuar.
Të premten, qyteti Jaén në Andalucía, në jug të Spanjës, regjistroi një temperaturë prej 40.3 gradë Celsius.
Në një postim në Twitter, agjencia spanjolle e motit tha se, në rastin e Jaén, temperaturat ishin deri në 16 gradë Celsius më të larta se mesatarja për kohën e vitit.
Në pjesën tjetër të gadishullit temperaturat ishin të paktën 7 gradë Celsius më të larta se mesatarja normale, shtoi agjencia.
Një zëdhënës i AEMET, Ruben del Campo, tha: “Ky episod është shumë i pazakontë për mesin e majit dhe mund të jetë një nga episodet më intensive në 20 vitet e fundit”.
Orët e para të mëngjesit të së shtunës, ishin “jashtëzakonisht të ngrohta” për kohën e vitit në pjesën më të madhe të qendrës dhe Jugut të Spanjës, sipas AEMET.
Diskutime rreth kësaj post