Ditët e fundit, kanë qenë shumë emocionale për Luiz Ejllin, thuajse çdo mëngjes ai e nis i përlotur i vetëm dhe i heshtur në oborr pasi zgjohet i pari.
Mendimi i parë që mund të vijë për shkakun e gjendjes së tij këtë mëngjes, lidhet me rrezikun për eliminimin e Kiarës nga “Big Brother Vip”.
Luizi ka deklaruar shpesh se nuk do t’i rrëfejë emocionet dhe jetën personale dhe ai nuk është shprehur se çfarë e mundon.
Gjithsesi, në një bisedë me Valbonën pak ditë më parë tha se e ka marrë malli për të ëmën.
Ajo jeton në SHBA dhe që kur ka hyrë në “BBVA”, Luizi nuk ka marrë asnjë mesazh prej nënës, e cila ka edhe probleme shëndetësore.
Fansa të tjerë spekulojnë se shpërthimet e tij emocionale, lidhet me presionin dhe rëndesën e madhe në format.
Ende asnjë surprizë nuk është bërë për Luizin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
Mbetet të shohim mos vëllai i madh bëhet zemër mirë dhe i lejon Luizitt një takim, apo telefonatë me të afërmit e zemrës.
Diskutime rreth kësaj post