Vlorë, IKMT prish 74 objekte në javën e parë
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka mbyllur javën e parë të operacionit në qytetin e Vlorës në kuadër të projekteve “Ndërtim dhe sistemim i rrugës “Gjykata-Akademia e Marinës” dhe rruga “Duro Shaska-Shtatë pallatet”.
Respektivisht gjatë këtij operacioni janë prishur: të hënën 18 objekte, të martën 19 objekte, të mërkurën 21 objekte, të enjten 10 objekte dhe të premten 6 objekte, gjithsej 74 objekte. Nga këto, 25 objekte ishin një dhe dykatëshe me funksione të ndryshme.
Gjatë gjithë ditëve që ka vazhduar operacioni i IKMT nuk është rregjistruar asnjë incident me qytetarët. Operacioni do të vazhdojë javën tjetër.
Diskutime rreth kësaj post