Presidenti amerikan Joe Biden, është bërë kryefjalë e rrjetit këtë të shtunë, pasi një video e tij, ku shihet teksa rrëzohet nga biçikleta, po qarkullon dhe komentohet masivisht në internet.
79-vjeçari Biden, ishte duke lëvizur me biçikletë pranë shtëpisë së tij në Rehoboth Beach, por në një moment e humbi ekuilibrin, duke u përplasur në tokë, jo shumë larg këmbëve të gazetarëve dhe operatorëve që po prisnin një prononcim prej tij.
Menjëherë pas incidentit që ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit, ai i siguroi gazetarët që nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim duke thënë: “Jam mirë”.
Presidenti sqaroi gjithashtu, se kishte pasur problem me heqjen e këpucëve nga pedalet e biçikletave, gjë që i kishte shkaktuar rënien.
Biden së bashku me bashkëshorten Jill ndodheshin në Delaware, ku po kalojnë përvjetorin e tyre të 45-të martesës.
Diskutime rreth kësaj post