Komunikimi brenda tualetit, është i ndaluar brenda ‘Big Brother VIP Albania’, për këtë shkelje rregulli, dolën në nominim Luizi, Maestro dhe Kristi, e në fund u eliminua Armaldo Kllogjeri (Maestro).
Luizi është i vetëdijshëm për këtë rregull, pasi ishte ai që planifikoi planin i pari, ndaj nuk ra pre e asaj që Olta i kërkoi të bënte.
Kjo e fundit, kërkoi nga ai që të futej në banjo, pasi do t’i tregonte diçka, por Luizi nuk bëri kështu.
Ai qëndroi jashtë por gjithsesi dëgjoi atë çka Olta i tha. “Super ide” i tha Olta e cila del më pas nga tualeti duke qeshur, ndërsa Luizi largohet i heshtur.
Luizi: “Nuk vij aty unë jo”.
Olta: “Jo të të tregoj diçka… Super ide”.
Nuk dihet se cila është ideja që Olta po kërkon të realizojë e nëse Luizi do marrë pjesë.
Vlen të kujtohet se Olta është në nominim me Kiarën, e njëra prej tyre do lërë shtëpinë të shtunën.
Diskutime rreth kësaj post