Aurenc Bebja, na e uron Vitin e Ri nga Franca
Kjo ndoshta është kartolina më e mirë që Shqipëria ka marrë për këtë vit.
Krahas ndërhyrjeve të ambasadorëve të ndryshëm, zhurmave të opozitës dhe premtimeve që s’u realizuan kurrë, shkrimi më poshtë është ndoshta urimi më i sinqertë që shteti shqiptar do të duhej të bashkëngjiste në çdo derë të zyrave të veta.
Një kartolinë speciale për Shqipërinë dhe shqiptarët
Në qoftë se ekziston një festë që bashkon unanimisht shqiptarët, është pikërisht ajo e natës së ndërrimit të viteve. As festat fetare si Krishtlindjet, Bajrami apo Pashkët nuk arrijnë të kenë të njejtin nivel festimi, atmosfere, dhe të të gëzuarit bashkë, ashtu siç ndodh me 31 dhjetor.
Si në qytetet e mëdha, të mesme apo të vogla ashtu edhe në fshatrat më të izoluara të vendit, shqiptarët i përgjigjen solemnisht këtij takimi. Kur akrepat e orës shënojnë « 00:00 », qielli shqiptar shkëlqen nga dritat e fishekzjarreve. Zhurmat e gëzimit qarkullojnë në ajrin e freskët të natës. Disa gjuajnë fishekzjarrë dhe të tjerët (njerëz të të gjitha moshave) thjeshtë admirojnë spektaklin.
Ndoshta ky është momenti i vetëm i vitit ku njerëzit arrijnë të harrojnë për pak kohë hallet e tyre të cilat fatkeqësisht janë të numërta. Kështu, për Vitin e Ri 2016, duke shpresuar të privilegjojmë interesin publik para atij individual, uroj për popullin shqiptar:
-
një qeveri më përgjegjëse, e cila të jetë në gjendje të matë impaktin e vendimeve që merr ;
-
një opozitë më të bashkuar, më të pjekur dhe forcë propozuese ;
-
një sistem drejtësie të drejtë ashtu siç edhe mban emrin ;
-
një sistem policie i cili pëfaqëson denjësisht shërbimin e rendit publik ;
-
tolerancë zero (të pamëshirë) kundër korrupsionit ;
-
një sistem më të mirë shëndetësor apo thjeshtë një sistem shëndetësor ;
-
një sistem më të mirë edukimi, si në nivelin profesional dhe në atë material ;
-
një sistem më të mirë transporti publik urban dhe ndërlidhës me qytetet e tjera të vendit ;
-
më shumë investime në ndërtimin dhe /ose rindërtimin e rrugëve ;
-
zbritjen e papunësisë, sidomos te të rinjtë (32,3 % e të rinjëve të moshës 15 – 29 vjeç janë të papunë në Shqipëri) ;
-
ardhjen e shumë turistëve të huaj falë peisazheve tona të bukura, klimës sonë mesdhetare dhe standartit jetësor jo të lartë për vizitorët ;
-
një media të shkruar dhe/ose televizive më pak të politizuar, e bazuar sidomos në kritikën konstruktive dhe që eviton kopjimet (copy/past) ;
-
një diplomaci të huaj europiane dhe amerikane më të angazhuar, që nuk kënaqet vetëm me nxjerrjen e konluzioneve, por që anagazhohet të luajë një rol këshilltari – udhërrëfyesi ;
-
një përparim më të shpejtë në dosjen për integrim në Bashkimin Europian ;
-
që paqja dhe harmonia fetare (një vlerë e madhe e popullit tonë) të zgjasin përgjithmonë ;
Vetëm me anë të realizimit të këtyre urimeve që vënë në pah interesin publik (lista mund të ishte akoma edhe më e gjatë) do ta kemi të mundur të realizojmë me qetësi dëshirat (qëllimet) tona individuale.
Uroj që modestia dhe mëndjeprehtësia të fitojnë ndaj egoizmit dhe egocentrizmit.
Qoftë një vit i mbarë, si nga ana personale dhe ajo profesionale, për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen !
Marrë nga Médiapart / Përgatiti Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post